Lajmet E fundit

“Rama kishte dijeni, por do t’i lejonte tra.zirat”/ Meta: Ishte planifikuar ditë e zezë për Shqipërinë në 30 qershor

Presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe njëherë vendimin e tij, për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019. Sipas Kreut të Shtetit, ajo ishte planifikuar si ditë e zezë për Shqipërinë dhe para se të njoftonte zyrtarisht vendimin e tij ka telefonuar asokohe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

Meta thotë se, kryeministri Edi Rama kishte informacion për tra.zira, por do t’i lejonte që të fajësonte opozitën.

“Për dekretin e zgjedhjeve kam folur vetëm me Rucin. Mora në telefon Ruçin para se të bëja një akt publik për korrektesë. Me Ramën edhe më parë kisha folur për rëndësinë e zgjedhjeve të lira. Ruçi kur e kam marrë në telefon ka qenë duke hyrë për në Tepelenë.

Doja që të bëja një veprim që të mos i jepja mundësi askujt që të bënte diçka tjetër. Ajo ishte planifikuar si ditë e zezë për Shqipërinë. Mora përgjegjësi të madhe dhe këmbëngula për dialog, ftoja Ramën. Ai nuk kishte interes. Rama kishte informacion për tra.zira, do i lejonte dhe do fajësonte opozitën, prandaj u detyrova te anuloj zgjedhjet”, tha Meta në Top Channel.