Lajmet E fundit

Njihuni me urën më të gjatë në botë për këmbësorët

Ura më e gjatë për këmbësorë ndodhet në Evropë, në verilindje të Çekisë.Turistët dhe alpinistët mund të ecin nëpër re me pamje mahnitëse midis majave të malit Kralicky Snezhnik.
”Skybridge 721” është ura e varur më e gjatë në botë për këmbësorët.

Ajo është 721 metra e gjatë dhe ndodhet në një lartësi prej 95 metrash midis dy kreshtave malore, Orao dhe Jesenice.Ndodhet pranë resortit ”Dolni Morava”, rreth 200 kilometra nga Praga, afër kufirit me Poloninë.