




Demokratët Gazment Bardhi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho u përfshinë një debat me fjalë fyese gjatë seancës së ditës së sotme në Kuvend.
Shkak u bë deklarata e Bardhit se një ish-ministër i Sali Berishës ka një vilë luksoze me vlerë 760 mijë euro, e cila është ndërtuar me burime të pajustifikuara financiare.





Shehu dhe Spaho i kërkuan Bardhit të mos shpifë, por situata u tensionua me replika me tonë të larta.
Më pas deputetët kanë reaguar përmes rrjeteve sociale. Spaho e akuzon Bardhin për mashtrues, duke vijuar me pretendimin se deklaratat e tij janë të rreme.





Ai thekson se kurrë nuk ka patur biznese, ndërsa shton se pasuria e tij është e lehtë verifikueshme. Sipas Spahos, Bardhi bën mirë të merret me pronat e tij.
Edhe Shehu i cilëson “inskenime të pista”, duke shtuar se nëse ka prova të shkojë dhe t’i çojë para drejtësisë. Shehu i kujton Bardhit se nëse ai di një rast dhe nuk e denoncon, është duke kryer vepër penale.