




Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të përforcojnë idenë se Ilir Meta sapo të dalë nga Presidenca, mund të ketë fatin e Sali Berishës. Amerikanët, prej më shumë se një viti e kanë përjashtuar nga çdo takim dhe aktivitet, ndërkohë që vijojnë të bëjnë të njëjtën gjë.





Sot u mbajt në Tiranë konferenca në kuadër të 100- vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Konferenca u organizua nga ambasada dhe në të pati përfaqësues nga të gjitha shtresat. Ishin të pranishëm përfaqësues të mazhorancës, të PD-së, të drejtësisë, biznesit, etj.





Ajo që ranë sy është se mungonte Ilir Meta apo përfaqësues të tij. Po ashtu nuk kishte deputetë nga LSI. Në këtë aktivitet foli ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe konferenca kishte një rëndësi shumë të madhe, por duket se as republikanët nuk po e përfillin Metën, partinë e tij dhe “foltoren”.
Gjatë këtyre muajve është përhapur një tymnajë e madhe se Berishën e shpalli “non grata” Biden dhe po ashtu janë demokratët ata që kanë krisur raportet me Ilir Metën. Por në fakt faktet reagojnë çdo ditë se SHBA është e unifikuar. Edhe pse Mike Pomepo nuk është më në poste të larta, ai është personi më republikan. Ishte numri dy i shtetit amerikan pas Donald Trump.





Berisha gjatë gjithë këtyre muajve mbante me gajret të vetët se Trump do rikthehet në pushtet dhe do ja heqë “non gratën”. Po ashtu edhe Meta aty i kishte varur shpresat, pasi e di që shumë shpejt dhe ai do hyjë në listën e zezë.





Pompeo sot nuk përfilli asnjë prej tyre. Teksa Berisha dihej që nuk do takohej sepse është zyrtar i thjeshtë, fakti që Meta u la jashtë konferencës sot është një tjetër tregues i fortë. Ambasada ka njoftuar se do të zhvillojë shumë aktivitet e për kremtimin e100-vjetorit SHBA-Shqipëri. Në këto aktivitet janë parë përfaqësues të PS, PD dhe fushave të tjera, por Meta dhe LSI janë distancuar në çdo rast.
Një muaj më parë erdhën në Tiranë ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit dhe i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ku Meta doli nga axhenda. Para tyre ishte një delegacion me senatorë dhe kongresmenë që e shmangën Metën. Që prej zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Meta është injoruar totalisht nga zyrtarët e Uashingtonit.