Lajmet E fundit

5 vjet pas marrëveshjes Rama –Basha “bekohet pakti’ Balla-Alibeaj, nesër ulen në negociata për presidentin e ri

Nesër në orën 10.00 grupi i mazhorancës i përbërë nga kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, ministrja Elisa Spiropali dhe Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri kanë rënë dakord që të ulen për të negociuar për presidentin e ri.

Sipas Ballës në një deklaratë për mediat pas takimit me Alibeajn negociatat do të zhvillohen në prani të mediave me kërkesë të Alibejat.Teksa foli për takimin, Balla kërkoi që opozita të vijë me propozime konkrete për kandidatët për presidentin e ri.

“Kemi qenë të dy të përpiktë , më mua ishte Spiropali, deputetja Pampuri dhe Alibeaj për të vijuar takimin, Alibeaj kërkoi që ky negocim të zhvillohet me mediat në vijimin e mbledhjes së konferencës së Kryetarëve.
Nëse ka gadishmëri për tu përfshirë në proces seriozisht dhe duhet pranuar që palët të propozojnë, mund të kemi ecuri në këtë proces. Opozita të vijë me propozime konkrete. Pyetja është a i ka opozita 20 firma për një kandidat për ta përfshirë në proces? Negopciatat me shkresa nuk sjellin shumë produkt”, tha Balla.

Po sot, 23 maji është propozuar raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit të ri. Ishte kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i cili u shpreh se raundi i dytë për votimin e Presidentit më 23 maj do të mbahet në ora 18:00. Ndërkohë 7 ditë më pas do të jetë edhe raundi i tretë për zgjedhjen.Theksojmë koencidencën se 5 vjet më parë, në 17 maj të 2017 pati një marrëveshje mes Edi Ramës dhe ish kreut të PD Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha qëndroi në 90 ditë në çadrën e hapur para kryeministrisë duke kërkuar me këmbëngulje krijimin e një qeverie tranzitore që të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.
Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në veçanti zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoit Brian-Ye, ai që gjeti një rrugë të mesme që palët të nënshkruanin një marrëveshje. Iu deshën tre orë që pas bisedës kokë më kokë të dilnin me një shtrëngim duarsh.

Partia Demokratike pranoi të hyjë në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit në shkëmbim të shkarkimit të gjashtë ministrave të kabinetit aktual dhe të zëvendëskryeministrit Niko Peleshi.
Opozita pranoi të votojë organet e Vettingut ndërsa u shkarkuan nga detyra disa drejtorë tw akuzuar si tw keqpërdorur në të shkuarën nga forcat politike për të ndikuar në rezultatin zgjedhor.