Lajmet E fundit

Çfarë paralajmëron “rastësia” austriake e Ilir Metës?!

Kush e ka paguar realisht shumën për lobimin e Ilir Metës? Përse e bëri dhe cila është lidhja e Ilir Metës me llogarinë off shore?
Afera e dalë në faqet e gazetës më të madhe austriake ‘Kronen Zeitung’, për nivelin e logjikës së korrupsionit shqiptar, nuk përfaqëson ndonjë gjëmë. Megjithëse është e tillë.

Ilir Meta, i cili në janarin e vitit 2017 ishte kryetar i Parlamentit, ka paguar 700 mijë euro lobim për të hyrë në korridoret e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump.Lobimi, në SHBA është i ligjshëm, ka mjaft politikanë në botë që kanë paguar edhe shuma më të mëdha për të takuar dhe influencuar në politikën amerikane.

Shuma prej 700 mijë euro është e shënuar si e tillë, pra e regjistruar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, si hyrje parash për këtë qëllim. Në thelb, askush nuk e çan kokën përse Ilir Meta harxhon një shumë kaq të majme për të gjetur një biletë dhe për të marrë pjesë në inagurimin e Presidentit të ri të SHBA, e ku nuk e kanë vënë fare në podium, por në plate në mes të shiut, ku është lagur si pulë me mushama kineze së bashku me Petrit Vasilin.

Por gjithçka nis pikërisht me këtë sentiment në Ilir Metës që është xhindosur, pasi edhe pse ka paguar një djallë e gjysëm, nuk ja ka p*rdhur njeri. E nga inati, firmës që ka pajtuar për lobim, nuk i ka dhënë të gjitha këstet, madje ca këste ja ka dhënë Monës për t’u bërë e bukur, meqë nuk donte t’ia jepte paratë kompanisë që e la të laget bashkë me Tit Vasilin në sheshin përpara Capitol Hill-it në Washington D.C.

Çështja këtu është shumë, po shuumë më e thellë se kaq. Që përfaqëson jo vetëm një mesazh për Ilir Metën, por një zhvillim eksploziv në ditët e javët në vazhdim.
Gazeta austriake duket se i ka zbuluar llogarinë nga kanë dalë paratë që kanë përfunduar në Washington DC, llogari që e ka origjinën në Qipro. Është një shoqëri off shore, nga ku kanë rrjedhur fonde, që janë shpërndarë në disa adresa.

Ky është realisht lajmi më i madh që lexohet mes rreshtash nga artikulli i bujshëm i ‘Kronen Zeitung’. E cila nuk është një tabloid që publikon lajme sensacionale nga njerëzit e famshëm, por një media shumë serioze. Është gazeta më e madhe dhe nga më të vjetrat në Austri.E këtu duhet analizuar. Si një media serioze, ajo padyshim që do të vijojë të publikojë shkrime nga materiali i pasur që siç duket zotëron.

Në numrin e parë, ‘Kronen’ shkroi se Ilir Meta ka shpenzuar 700 mijë euro për lobim. Edhe pse shifra është shumë e madhe, nuk është risi pagesa e LSI-së për lobime. Por këtu jemi në fazën e fshehjes së pasurisë e pagesave të padeklaruara. Pasi LSI ka deklaruar se ka paguar rreth 30 mijë euro për lobim në vitin 2017. Shifër që ka dalë në media atëherë, e marrë nga dokumentet e Departamentit të Drejtësisë së SHBA. Por nuk u zbulua pagesa e tërthortë prej një llogarie pa emër nga Qiproja, e cila ka paguar për Ilir Metën.

Kush e ka paguar realisht shumën për lobimin e Ilir Metës?
Përse e bëri dhe cila është lidhja e Ilir Metës me llogarinë off shore?
Këto janë thjesht indicie të një “korrupsioni domethënës” që sipas të gjitha gjasave kanë informuar Departamentin Amerikan të Shtetit për një tjetër vendim ‘Non Grata’ në politikën shqiptare. Vendim, që nuk është çudi më për njerëzit pranë Ilir Metës. Vetë Monika Kryemadhi e ka deklaruar se nuk do të jetë asnjë çudi nëse ndodh një vendim i tillë.

Austria është një vend ku shpesh kanë ndodhur zhvillime të tilla që lidhen me Uashingtonit, edhe për shkak të afërsisë gjeopolitike me botën shqiptare. Në mediat austriake u publikua plani “Patkoi” i Millosheviçit përpara bombardimit të NATO-s në Serbi. Nga Austria ishte i dërguari special i Perëndimit me Shqipërinë në vitin e mbrapshtë 1997, Franc Vranicki, i cili paraqiti Sali berishës ultimatumin e amerikanëve për të dorëzuar pushtetin.

Nga Austria po vjen edhe fundi i Ilir Metës. Ku gjërat do të jenë edhe më dramatike, pavarësisht memecërisë së turpshme të mediave të mëdha të Tiranës, që janë në borderotë e Likës së Presidencës.Pasi Perëndimi ka një dëshmitar nën mbrojtje që është kërcënuar me jetë nga Ilir Meta, i cili përbën një krim që sipas marrëveshjes së 2020 me SHBA është edhe i ekstradueshëm. E në fakt kjo është edhe frika e madhe për Ilir Metën, ngaqë ka gjasa të mos merret SPAK-u me të. Siç ka thënë edhe Monika: “LSI është e vogël për Ilir Metën”, edhe zullumet e tij janë aq të mëdha sa vetëm FBI i bën derman. E këtu sipas marrëveshjes së ekstradimit, kemi të bëjmë pikërisht me një krim të kryer në SHBA.Ja pse ‘Kronen’ u mor me 700 mijëshin e lobimit të vitit 2017. Ajo shumë është çikërrimë për Ilir Metën, por është një gjurmë faktike që e bën krim të hetueshëm në SHBA. Ndaj është tmerruar Ilir Meta…