Lajmet E fundit

Vetëm për Tiranën/ Qeveria përcakton një ditë tjetër pushimi, ja për çfarë bëhet fjalë

Qeveria e vendit ka shpallur datën 25 maj si pushim zyrtar. Ky vendim do të jetë në fuqi vetëm për administratën publike për qarkun e Tiranës. Në këtë ditë mbahet finalja e Conference Ligue.

Ky ka qenë vendimi që mori sot Këshilli i Ministrave, ndërsa u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Sipas këtij të fundit, pushimi do të bëhet në kuadër të masave për këtë event të madh sportiv për vendin tonë.

“Data 25 të shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës, do të jetë pushim për këtë qark. Kjo masë merret si masë për një ngjarje siç është finalja e konferencës së Ligës, ku presim një fluks të njerëzve që vijnë”, tha ai.