Lajmet E fundit

IIir Meta tallet me NikoIIë Lesin: Do t’ja le porosi presidentëve të ardhshëm ta dekorojnë se e meriton ai

Presidenti Ilir Meta, ka shuar përfundimisht shpresat e Nikoll Lesit, për dekorimin e gazetës shumë ta famshme, që ka prodhuar gazetarët më të mëdhenj në mbarë Shqipërinë, “Koha Jonë”.

Lesi e ka kërkuar prej kohësh, me insistim, dekoratën nga Meta, por mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Presidenti deklaroi se nuk mund ta dekorojë këtë gazetë, pasi kjo mund të interpretohet si konflikt interesi.

Megjithatë, Meta sërish la një dritare të vogël hapur, duke thënë se do t’i rekomandojë presidentit të ardhshëm, dekorimin e kësaj gazete.
Ylli Rakipi: Ju keni ndarë shumë dekorata. Kolegu Nikoll Lesi, që ka gazetën e madhe “Koha Jonë”, nuk pate dekoratë për Nikollën? Ke kohë deri në 24 korrik.
Ilir Meta: Presidentëve të ardhshëm do ti rekomandoja ta jepte këtë dekoratë sepse ajo gazetë e meriton. Por, në rastin tim do të shihej si konflikt interesi.
Ylli Rakipi: Nuk ka miqësi këtu…

Ilir Meta: Do të interpretohej. Kanë ardhur propozime edhe për gazetarë të tjerë.

Ylli Rakipi: Ti i ke dhënë edhe Samarxhiut dekoratë…

Ilir Meta: E ka marrë sepse e kanë propozuar pesë komunitete fetare. Te gazetarët jam treguar i rezervuar.

Ylli Rakipi: Pra Niko harroje dekoratën!

Ilir Meta: Do ta marrë në të ardhmen pa asnjë diskutim.

Arjan Çani: As Fevzos nuk i ka dhënë…