Lajmet E fundit

“Kush kruhet me amerikanët…’/ Çani i bën pyetjen epike Metës: A ke bërë gati fjalim, ta kesh kur të të shpallin non-grata?

Arjan Çani ka pyetur Ilir Metën, a ka bërë gati fjalim që ta ketë për momentin kur të shpallet non-grata nga SHBA-të dhe të mos gjendet i papërgatitur!
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Meta tha se nuk ka bërë gati fjalim dhe se nuk është i shqetësuar për këtë çështje.

Pjesë nga biseda (shumë epike) që ndodhi në studio: Arjan Çani: Ka kohë që përflitet që Meta sa të mbarojë detyrën do të shpallet non-grata.
Ilir Meta: Të shpallet, çfarë problemi ka?

Arjan Çani: Nëse ndodh kjo, çfarë deklarate do të bësh publike? Nuk mendon se është momenti ta kesh një fjalim gati? Që mos mbetesh… Kush kruhet me amerikanët, shpallet non-grata.

Andi Bushati: Deri tani është, kush kruhet me Edi Ramën….Ilir Meta: Zoti Çani, për mua ka rëndësi raporti me shqiptarët.
Arjan Çani: Këtë e dimë ne, është përgjigje demagogjike. Do të të shpallin non grata. Pse kërkon arsye ti nga superfuqia? I ke bezdisur shumë, je mizë, do të të fshijnë…. Do të thonë, kur u bëre kaq trim ti, që na bën sfidë?Ilir Meta: Kjo është ajo e gringove që thua ti?

Arjan Cani: Gringot kështu funksionojnë vëlla, të tjerat janë për idiotët. Berisha, e pamë se çfarë bëri. Hodhi në gjyw, pavarësisht se nuk do të funksionojë. Unë dua ta di, ti çfarë do të bësh kur kjo të ndodhë? Unë uroj të mos ndodhë, por nëse ndodh… Ilir Meta: E vetmja gjë që nuk më shqetëson është kjo që thoni ju. E dyta, kam vetëm një raport të shenjtë me Shqipërinë. E treta, partnerët që sillen si partnerë, i respektoj, kur sillen si pushtues, do ti trajtoj si pushtues. E katërta, kam lindur në male dhe kjo më ndihmon që të mos e njoh fare frikën. Ata që lindin nëpër male, jetojnë me ujqër dhe çakej. Mësohen që fëmijë…