Lajmet E fundit

Berisha bën “lajka” me fansat: “Ku pyes unë për Amerikën, kur e kam Tropojën dhe Kavajën me vete”.

Frika e budallalleps njeriun me kapacitet mediokër, por e bën delirant heroin budalla. Ja të dy rastet e Shqipërisë: ata janë – Haxhi Qamili dhe Sali Berisha.
Haxhi Qamili në vitin 1914 -1915, pasi kishte filluar kryengritjen e tij për të sjellë sërish Turqinë në Shqipëri, dhe kishte marrë Shqipërinë e Mesme, iu drejtua Korçës si qendër e nacionalizmit shqiptar që ishte atëherë.

Por, pikërisht për këtë, erdhi aty afër Qafë Thanës konsulli francez i Korçë, e takoi Haxhiun dhe i tha: “Hiq dorë nga Korça se aty prek intetesin e Francës”. Por, konsullit francez, Haxhiu iu përgjigj me frazën e tij ‘lapidare’: “Ku pyes unë për Francën kur kam Shijakun dhe Peqinin me vete.” Kurse Saliut, kur i thanë se nuk të pranon Amarika, tha: “Ku pyes unë për Amerikën, kur e kam Tropojën dhe Kavajën me vete”.

Por dje e la edhe Tropoja edhe Kavaja, se nuk dolën në votime për ta votuar. Kudo po kështu, në të gjithë Shqipërinë. Vobegtësi mendore pamë nga përkrahësit e Saliut, dhe heshtje politike. Kurse stafi i çoroditur dhe i trembur i Saliut gënjeu sikurse edhe në vitin 1996, kur, po këta, mbushëni kutitë e votimeve politike të atij viti. Por, dje në darkë, rreth tetëdhjetë të fantaksur e pritën Haxhiun e sotëm si fitimtar, në selinë në Tiranë.

Jam kryetari i Partisë Demokratike thotë Saliu, domethënë Haxhiu, dhe tani do mund Amerikën. Por të gjithë njerëzit me mend në kokë qeshin jo me Haxhi Qamilin, por me Sali Berishën, i cili tani nuk ka parti ligjore. Se Partinë Demokratike, të njohur nga ligji, e drejton stafi i saj ligjor, që as pyeti fare për votimin e Saliut.

Po ata që e filmuan votimin fals të Saliut, a do t’ia shfaqin në media vobegtësinë politike të Saliut, që dje tregoi jo vetëm falimentin e tij, por edhe paaftësinë intelektuale për të kuptuar falimentin dhe dobësinë e tij?
Por ja, ai dje vërtetoi fundin e tij, se fund kish marrë me kohë. Gënjeu sërish për votimin, por edhe pse me një votim fals, Saliu nuk ka lidhje fare me Partinë Demokratike. Sali Berisha është osmani dhe otomani i fundit në Shqipëri. Por mos harroni se edhe Perandoria Osmane në 1 nëntor të vitin 1922 ka rënë; kur Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë shfuqizoi sulltanatin dhe Sulltanin e fundit, Mehmeti i Gjashtë.
Dhe është koincidencë, por edhe histori ky viti 2022, i cili po fundos otomanin e fundit në Shqipëri dhe në Evropë. Shqiptarët gjithmonë do ta kenë si defekt historik që otomanin dhe osmanin e fundit, Sali Berishën, e hoqën qafe në Shqipëri njëqind vjet pas rënies së Perandorisë Osmane, me ndihmën e politikës amerikane.