Lajmet E fundit

Finalja e Tiranës; Rama shfryn inatin me Albin Kurtin!

Deklarata e fortë e Albin Kurtit që e ka nervozuar Edi RamënEdi Rama kishte shpërndarë ftesa VIP tek disa politikanë në Prishtinë për ndeshjen finale të Konference UEFA League që u zhvillua mbrëmjen e së mërkures në

Tiranë.Një pjesë e tyre, së bashku me “karafilët” tanë ministra e deputetë të mazhorancës nisën të shisnin tangërllëk në facebook, duke publikuar në seri fotot në stadium së bashku me futbollistë të njohur që ishin prezent në finale.

Një veprim, përveçse arrogant, edhe i papjekur, kur shqiptarët nuk patën mundësi përveçse me pagesë të ndiqnin ndeshjen Roma- Feynoord, të cilën e transmetoi vetëm digitalb.

Siç u pa, në ndeshje ishte edhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, por edhe politikanë të tjerë të njohur, që si njerëz me mend që janë nuk dëshironin të ekspozoheshin.

E nga kjo prezencë “shkëlqente” mungesa e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti apo e Presidentes Vjosa Osmani. Madje, kreu i shtetit të Kosovës ndodhej në Tiranë, e ftuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Siç mësohet nga burime në protokollin e shtetit, nuk ka pasur asnjë ftesë për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin. Madje mësohet, se ka pasur porosi të veçantë që të mos dërgohej asnjë ftesë te Albini e Vjosa. Një mundësi që e kishte si Ilir Meta, apo edhe Federata Shqiptare e Futbollit, por duket nuk kanë dashur të përplasen me kryeministrin Edi Rama.

Po përse Edi Rama nuk i ka çuar ftesë Albin Kurtit të jetë në finale e Tiranës, kur mund të ishte edhe një shenjë qetësimi mes tyre?
E para, kryeministri shqiptar nuk donte të zvogëlonte protagonizmin e tij që e tregoi gjatë ditëve të finales, e nga ana tjetër, nuk e fsheh dot mllefin që ka për kryeministrin e Kosovës.

Aq i madh është ai mllef, sa ka urdhëruar edhe ministra e parlamentarë të mazhorancës që të mos i përgjigjen asnjë kërkese që vjen në drejtim të PS-së dhe shumicës qeverisëse nga Prishtina zyrtare. E irriton indiferenca e Albin Kurtit, i cili jo vetëm që e injoron, por edhe kur kërkon të mbajë kontakt me zyrtarë të Shqipërisë për punë pune, lidhet me qarqe të tjera.

Ndërkaq, ajo që ka sjellë edhe nervozitetin maksimal të Edi Ramës, ka qenë deklarata e Albin Kurtit në Berlin, në konferencën për shtyp së bashku me kancelarin Scholz, ku tha se “Iniciativat rajonale ne i mbështesim atëherë kur e kemi BE brenda si vlerë. Të gjitha iniciativat e tjera paralele që duan ta hapin Ballkanin nga lindja ne nuk i konsiderojmë dhe i quajmë të pavlefshme”.

Një deklaratë realisht e fortë që e ka çmendur Edi Ramën, i cili ja kthen me metoda të tilla fëminore, inatin Albin Kurtit. S’e fton në një ndeshje