Lajmet E fundit

Kυsh í streson më shυmë gratë, bυrrí apo fëmíjët? Moderatorja Soníla Meço flet hapυr dhe ka një këshíllë të rëndësíshme: Nυk dυhet ta harrosh kυrrë që…

Moderatorja Sonila Meço e ftuar në emisionin ‘Live From Tirana’ foli në lidhje me stresin që kalojnë gratë. Si shikohet kjo problematikë në Shqipëri? A janë me të vërtetë të stresuar gratë nga burrat e tyre më shumë apo nga fëmijët?

“Ky lloj stresi nuk vjen as nga trafiku i madh, as nga pamundësia financiare, as nga situatat e ndryshme që të krijojnë fëmijët, as nga pamundësia e kohës por vetëm nga burrat. Mendoj dhe them se gjithëkush nga ne zgjedh që të stresohet herë në mënyrë koshiente dhe jo koshiente. Në përgjithësi në të shumtën e rasteve në atë jo koshiente. Stresin nuk e ndalon dot ama ne kemi në dorë mekanizma mbrojtës. Ne zgjedhim që të shqetësohemi që do të

thotë: Nëse burri është kaq shumë stresues, gra bëhuni të pavarura mjaftueshëm. Në momentin që ky stres bëhet i pa përballueshëm është njësoj si veprojmë me mbetjet toksike, i hedhim. Nuk na e thotë njeri që ke një mal me mbetje toksike dhe bashkëjeto me to tani. Do gjeni mënyrën e duhur për t’i larguar. A janë burrat shkaktarët kryesorë të stresit? Sigurisht.

Të gjithë të stresuarve si nga gratë ashtu edhe nga burrat ju sugjeroj që të jetoni të tashmen. Pa idenë nëse është ditë e nesërme apo të djeshmen duhet e sotmja. Nuk mund të ndërtosh botën duke shkatërruar veten. Unë kam përshtypjen se kjo ndodh pasi bëhesh me fëmijë sepse i gjithë raporti që ke në çift ndryshon si me veten po ashtu edhe me fëmijën. Kjo lloj përgjegjësie nuk është e njëjtë. Duhen disa ekuilibra për gjithçka. Vëmendja ndryshon në mënyrë reciproke. Krahasimi i vetes me të tjetër edhe shkakton stres.”, tha gazetarja e njohur.
Çfarë këshille do t’i jepte Sonila Meço të gjithë çifteve të rinj që janë bërë prindër dhe po kalojnë ndoshta ndonjë fazë jo të mirë ku stresi është kryesori?