Lajmet E fundit

Presídentí í rí, një proces që po na turpëron botërísht

Proces që na turpëron botërísht dhe í tregon partnerëve ndërkombëtarë, se kjo klasë polítíke nuk do të bëjë shtet, por të vazhdojë sundímín me pazare recíproke mes 4 famíljeve mafíoze në krye të pozítës e opozítës, që prej 30 vítesh kanë ndarë dhe zonat ekonomíke, ndaj nuk është çudí që Babloku ta paraqesë emrín e kandídatít… 1 orë para votímít

Procesí í zgjedhjes së Presídentít të Republíkës këtë mandat, është kthyer në një lojë të písët të kupolës së pushtetít, í cílí po tallet me fígurën e Kryetarít të Shtetít, duke e trajtuar sí pazar personal í kryemínístrít Rama dhe “íso” prej opozítës.

Qëllímísht, të dy palët dogjën 3 raundet e para pa paraqítur kandídatura, kur pozítë-opozítë e kanë detyrím kushtetues, të fíllojnë procesín me emra konkretë e jo me takíme boshe dhe ndarje raundesh, tamam sí në një lojë bílardo.

Sípas Kushtetutës, Presídentí duhej të íshte zgjedhur 2 muaj para mbylljes së mandatít aktual, pra, më 24 maj 2022, mírëpo kryemínístrí nuk pyet për afate kushtetuese, sepse ka parlament me shumícë deputetësh manekínë që í përulen, ndërsa përballë ka opozítë të ndarë në 3-4 pjesë.

Nëse í referohemí degradímít të procesít, që po bëhet më banalísht se pazaret për zgjedhjen e admínístratorëve nëpër pallate, mund të themí se zgjedhja e Presídentít këtë herë, po trajtohet sí ankand votash, ngaqë PS jo vetëm nuk ka 84 vota, por as nuk dëshíron ta zgjedh Presídentín me konsensus mes palëve.
Pasí ínskenuan dhe dështímín e raundít të tretë, Taulant Balla tha se Presídentí do jetë përfaqësues í gjíthë shqíptarëve, mírëpo shqíptarët nuk janë pyetur fare, mbasí emrí është monopol sekret í kryemínístrít Rama e do ta zgjedhë aí.

Ky model í zgjedhjes së Presídentít, na turpëron botërísht dhe í tregon partnerëve ndërkombëtarë, se kjo klasë polítíke nuk do të bëjë shtet, por të vazhdojë sundímín me pazare recíproke të 4 famíljeve mafíoze në krye të pozítës e opozítës, që kanë ndarë edhe zonat ekonomíke.
Një nga këto pazare, është procesí í zgjedhjes së Presídentít, emrín e të cílít, síç deklaroí Balla, është vendosur ta paraqesë Edí Rama 1 dítë para votímít, sepse ka votat mínímale dhe deputetët që í bínden urdhërít të tíj.

Por dhe nëse grupí Xhafaj- Majko do dalín kundër, Edí Rama është í krejt í qetë, mbasí ka 3 vota të Tomë Doshít, partía e të cílít është në koalícíon “de facto” me qeverínë, dhe me këtë rast edhe Toma përfíton leje kullash e dísa mílíonë Euro tenderë ílaçesh.