Lajmet E fundit

Debat me Klosin, Duma: Deputetët zgjidhen nga kryetarët, kjo nuk është demokraci

Blendi Klosi dhe Grida Duma kanë debatuar mes tyre për sa i përket votës së lirë në Shqipëri.Deputeti socialist dhe kolegia e tij demokrate kanë folur për risinë që sollën listat e hapura.
“Diskutimi i parë janë listat e përcaktuara nga kryetarët e partive të cilat nuk prodhojnë politikë. Në parlamentin e Shqipërisë kemi kolegë dhe pak prej tyre të ngrenë në nivel kombëtar çështjet lokale. Mos flasim për jetën

politike të deputetit i cili është pa mbështetje të ekspertizës, pa mbështetje të konsultës, pa një zyrë. Ti sot nuk ke zyrë të deputetit”, tha Duma.Të ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc ata diskutuan edhe për listat e hapura brenda një partie. Sipas Klosit çdokush ka mundësi të hyjë në politikë. Por Grida Duma tha se listat janë të përcaktuara nga kryetarët epartive dhe pretendoi se ato mbeten “të mbyllura”.
Pjesë nga debati:

Klosi: Çdokush ka mundësi të ecë përpara në politikë, siç futen shumë të rinj. Çdo palë zgjedhje futen me dhjetëra, nuk e di me përqindje, por besoj mbi 30% e parlamentit është i ri. Lista është e re. Ai i riu hyn nga asnjë sistem.

Duma: Pa sistem hyn fare? Dhe kjo është e vërteta… kjo që thotë kolegu është spekulative. Se qenka problemi që nuk i hapim dot listat dhe të kthejë politikën në karrierë se do përfaqësohet komuniteti. Atë e zgjidhim.

Klosi: Jo të thashë për rajonet, jo për listat e hapura.

Duma: Po edhe për rajonet, e zgjidhim se ashtu siç partitë politike i çojnë të deleguar disa individë për të mbuluar territoret dhe ndajnë punën, ashtu mund të vijojë të bëhet e njëjta ndarja pune. Këtu diskutimi ndahet në 2 nivele. Diskutimi i parë janë listat e përcaktuara nga kryetarët e partive të cilat nuk prodhojnë politikë. Në parlamentin e Shqipërisë kemi kolegë dhe pak prej tyre të ngrenë në nivel kombëtar çështjet lokale. Mos flasim për jetën politike të deputetit i cili është pa mbështetje të ekspertizës, pa mbështetje të konsultës, pa një zyrë. Ti sot nuk ke zyrë të deputetit.

Klosi: Teorikisht e ke.

Duma: Nuk e ke fare, një deputet i opozitës të shkojë te bashkia nuk i shkon askush aty.

Klosi: Është gjë tjetër, por zyrat janë.

Duma: Po kjo është. Djalli fshihet në detaje.

Klosi: Zyrat janë, se si menaxhohen atë e diskutojmë.

Duma: Nëse nuk ka demokraci brenda një partie politike, nuk ka demokraci në rang Republike.