Lajmet E fundit

Yuri Kim takon Bajram Begajn dhe “thumbon” Metën: Më në fund një president normal që mund të flas!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka pasur sot një takim me presidentin e zgjedhur Bajram Begaj. Ambasada e SHBA ka publikuar foto nga takimi, ndërsa ka dhënë dhe një mesazh goditës për presidentin në largim, Ilir Meta. Kim është shprehur se pret që të ketë takime të shpeshta me Bajram Begajn gjatë kohës që ai do të jetë president.

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe

përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marr.ëdhënieve SHBA-Shqipëri si

Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Pjesa e fundit është mesazh thumbues për Ilir Metën, pasi ambasadorja amerikane ka rreth 2 vite që nuk i shkon në zyrë. Meta ka pasur javët e fundit dy takime sporadike me të, por asnjë takim zyrtar. Ambasadorja e ka shpallur “non grata”, sidomos që gjatë fushatës së zgjedhjeve që lamë pas, ku Ilir Meta bënte thirrje për rrëmbime sfurqesh. Sot ajo e bëri të qartë se me largimin e Metës do rikthehen vizitat në Presidencë.

Ndonëse ditët e fundit është parë një “qetësim” i raporteve të Metës me SHBA, në fakt faktet flasin të kundërtën. Asnjë zyrtar i lartë nuk i ka shkuar në zyrë dhe pas 24 korrikut mund të jetë pretendenti i radhës për “non garta”. Sot Joe Biden e riaktivizoi urdhrin ekzekutiv për masat ndaj të korruptuarve në Ballkan. E vërteta është që Meta po ju lutet amerikanëve për paqe, por me Uashingtonin vështirë se negociohet.