Lajmet E fundit

(video)Kryeministri Rama tregon fuqinë që ka dhe takohet me Biden në samitin e NATO, dy liderët shfaqen të buzëqeshur

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden gjatë samitit të NATO-s në Madrid. Kreu i qeverisë ka biseduar për disa çaste me Biden, ndërsa sikurse duket në videon pa zë të publikuar në rrjetet sociale nga vetë Rama, dy liderët shfaqen të buzëqeshur.

Edhe pse nuk dihet se cili ka qenë fokusi i bisedës së tyre, kreu i qeverisë nga gjestet dhe gjuha e trupit duket mjaft i përfshirë në bisedë.Më herët kreu i qeverisë u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Kryeministri Rama shoqërohet në këtë samit nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.