Lajmet E fundit

Flori E Imiton Ne Portokalli, Por Ja Cfare Shkruan Rama Për Të

Kreu i qeverise Edi Rama, i ka uruar ditelindjen aktorit te humorit Flor Binaj, i cili jo pak here e ka imituar Ramen, nje rol qe me thene te verteten e ben shume mire.
Ja cfare shkruan Rama ne fb per Florin:
Ndiqen! videon per te kuptuar se per qfare behet fjale:Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…

FLORJAN BINAJ është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!
Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre.

Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.
Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.Ndiqen! videon per te kuptuar se per qfare behet fjale:Ju ftojmë të hapn! market!ngu^n për pak sek’onda dhe shfaqen pamjet ekskluz!ve…
#TëRRALLË