Lajmet E fundit

FRIKA NGA HISTORIA / Përse gjuhëtarët ‘zyrtarë’ nuk e pranojnë mbishkrimin 2400 vjeçar shqip, YLL-AS se është Shqip!

Nga ALEKSANDER HASANAS: Mozaik i shekullit të 4 -të para-Krishtit shkruar në gjuhën Shqipe. Mozaiku që shohim shkruan pastër në gjuhën shqipe: ‘ΥΛΑC = YLLAS’.
Dihet dhe njihet botërisht se vetëm në gjuhën shqipe shkronja: ‘Y = Y’, dhe se YLL qëndron fjalë 24 karat e pastër shqipe, mandej në mozaik shohim gjithashtu shkronjën ‘C’ përdorur në vend të shkronjës ‘S’.

Gjithashtu ende më të njohur kemi: Mbretin ILIRO – SHQIPTAR, YLLI rreth viteve 1200-1250 para Krishtit.
Kadmus ishte dhe mbetet babai i ilirëve themeluesi dhe mbreti i parë i Tebës së lashtë.
Rrënojat e Kadmias, në qendër të Tebës, tregojnë se Teba e lashtë ishte një nga qytetet më të forta të lashta paragreke që dominoi zonën për një periudhë të gjatë të shekullit të katërt para Krishtit.

Ky qytet ishte më i forti nga gjithë qytetet beotiane dhe mbante një pozicion hegjemonist në Krahinën e Beotianëve.
Ylli {Ὕλι} ishte një qytet i lashtë Boeotian, i ndërtuar në lindje të liqenit Yliki pranë qytetit të Peteon.
(Shih: Peteon, Trojan War, Hylicus, Homer, Ancient Thebes, Ancient Boeotia).

Peteon ishte një qytet i lashtë Boeotian, i ndërtuar pranë brigjeve të liqenit Trefias në antikitet – sot i quajtur sot nga grekët “Paralimni”!
(Shih: Issue Boeotian and Petean).Ylliki është një liqen natyror në Boeoti, në veri të Tebës, me brigje të pjerrëta, në këmbët e shtrirjes perëndimore të malit Ptoos dhe shtrirjes lindore të Messapion.
(Shih Ὕλι dhe Yλι Boeotian Peng).