




Një çift i martuar prej 60 vitesh, i tregonte njëritjetrit çdo gjë dhe ishin të lumtur. Ajo kishte vetëm një sekret, të cilin e kishte…Një çift bashkëshortor për gjashtëdhjetë vite me radhë i tregonte njëri-tjetrit çdo gjë dhe ishin të lumtur duke biseduar dhe duke i shërbyer
Shtyp hapesíren rek1amυese më pσshtë dhe lexσ lajmín e plσte





njëri-tjetrit. Ndërmjet tyre nuk ekzistonte asgjë e fshehtë, mirëpo gruaja e moshuar kishte fshehur një sënduk mbi raft.Ajo e këshillonte bashkëshortin e saj gjithnjë që mos ta hapte atë dhe mos ta pyeste rreth atij sënduku. Bashkëshorti i respektonte dëshirat e saj dhe asnjëherë nuk u interesua për çështjen e kutisë, deri në momentin kur bashkëshortja u sëmur dhe mjeku i tha se ditët e saj ishin të numëruara.Shtyp hapesíren rek1amυese më pσshtë dhe lexσ lajmín e plσte





Bashkëshorti i pikëlluar filloi të bëhej gati që të jetonte i ve dhe filloi t’i vendoste gjërat e saj në çanta, që t’i ruante si kujtime. Syri i tij u drejtua nga sënduku, e mori atë dhe shkoi te shtrati ku ishte e shtrirë gruaja e tij e sëmurë. Sapo e pa sëndukun, ajo nisi të buzëqeshte me dhembshuri dhe i tha atij: “Në rregull, mund ta hapësh sëndukun.”Burri e hapi sëndukun dhe brenda tij gjeti dy kukulla pëlhure, një gjilpërë qepje dhe nën to një shumë të hollash prej tridhjetë mijë dollarësh. Burri e pyeti se çfarë janë ato dhe guraja me një pëshpëritje tha: “Kur u martova, gjyshja ime më tregoi se sekreti i një martese të suksesshme qëndron në evitimin e sherreve dhe grindjes.Gjithashtu më këshilloi që sa herë që të zemërohem me ty, ta fsheh zemërimin dhe të qendis një kukull me gjilpërë.” Në këto çaste, burri shumë i prekur, e pyeti: “Vetëm dy kukulla? Vetëm dy herë je zemëruar me mua gjatë gjashtëdhjetë viteve bashkë?!”





Edhe pse ishte shumë i pikëlluar për faktin se bashkëshortja e tij ishte e shtrirë në shtrat duke pritur vd ek jen, ai u ndje i lumtur sepse e kishte zemëruar atë vetëm dy herë. Pastaj e pyeti: “Po mirë, mësova sekretin e dy kukullave, po si është puna e tridhjetë mijë dollarëve?” Ajo iu përgjigj: “Kjo është shuma që kam mbledhur nga shitja e kukullave.”





Mësimi: Jeta bashkëshortore ka ngritjet dhe uljet e saj. Ajo kërkon mirëkuptim, frenim të inatit dhe zemërimit, sakrificë nga të dyja palët dhe sidomos respekt dhe dashuri. Në momente kritike, është mirë që në vënd që ti shfryhemi njëritjetrit me ulërima dhe sherre, ta shfryjmë inatin dhe zemërimin tonë duke punuar dhe u marrë me diçka tjetër.
Padyshim që debate dhe lëndime do të ketë, por ato duhet ti menaxhojmë me qetësi. Dhe gjëja më e rëndësishme është se duhet të kuptojmë që edhe kur bashkëshorti apo bashkëshortja jonë nuk e shfaq mërzinë e tij/saj, është në natyrën e njeriut që të gabojë e lëndojë dikë vazhdimisht. Ju falenderoj që më ndiqni dhe si gjithmonë, mendjen në vend.