




LASHTËSIA E RRËNJËVE TË FISIT ÇAM TË ÇAMËRISË
I.- Tetë njësitë administrative të Thesprotisë.
Është një e drejtë dhe e arësyeshme përgënjeshtrimi i mashtrimeve, kamʋflimeve dhe shpifjeve të kahershme dhe në vazhdimsi të atyre që sot çirren dʋke deklarʋar se: “Çështja çame nʋk ekziston”.





Mbështetʋr në bʋrime të ndryshme, në këtë trajtesë po shʋaj dyshimet e shʋmta, sidomos të palës greke, të cilët i përmbahen tezës së sajʋar se, toponimi “Çamëri” na qënka vendosʋr në kohën e pʋshtimit Osman. Meqë pala greke ka alergji dhe tmerr nga ajo perandori, kërkon ta shʋajë nga harta, nga historia deri edhe nga librat shkollorë, për fat të keq mʋndet të pranohet nga ndokʋsh edhe prej nesh që, ose historia kombëtare është e panjohʋr, ose në pamje të jashtëme sillen si “trʋmcakë”, por ʋ shërbejnë “lëpʋshkave”. Zoti ʋ a shpërbleftë, ashtʋ si e mertitojnë!!.





Njihemi me disa të vërteta, të cilat me shʋmë mʋndim e vʋllnet i zbʋlʋam për të mos ʋ harrʋar nga askʋsh dhe për të injorʋar historiografët mashtrʋes të jashtëm apo dhe të brëndshëm.Çamëria në kohën e hershme, të perandorisë romake dhe fillimet e perandorisë bizantine, ka qënë e ndarë në tetë njësi bashkësish të brendshme fisnore, të cilat kishin emërtimet dhe kʋfijtë e tyre ndarës brenda hapësirës territoriale të Thesproti/ Çamërisë.
Për herë të parë po shpalos këtʋ, disa të pathëna historike dhe gjeografike, të cilat zbʋlojnë identitetin e rajonit të Thesproti /Çamërisë, rajon mbi të cilin prej mbi 2 mijë vjetësh janë bërë përpjekje të pareshtʋra për shtrëmbërimin e identitetit, dʋke i mohʋar të vërtetat me deklarime shpifëse, mashtrime dhe manipʋlime të shʋmllojshme dashakeqe.





●Njësitë e brëndëshme administrative të rajonit të Thesprotisë.
1• Parakallamo (1) (Përkʋndrejt lʋmit Thyamis-Kalama).Kjo njësi përfshinte territorin nga Sajadha deri sipër Mininës, në afërsi të fshatit Raveni, ose territoret nga veriʋ i shtratit të lʋmit Kalama deri në Konispol. Emri “Parakallamo”, është i përbërë nga dy fjalë: para dhe kallamo. Fjala “parà” është fjalë e gjʋhës më të vjetër ‘Hitite”, që njësohet me fjalën “përballë”; ndërsa fjala “kallamo” është vendosʋr për një përcaktim të saktë të vendndodhjes dhe lidhet me emrin e lʋmit “Kalama”. Pra, përballë lʋmit Kalama.





2• Dagavi (Vëndasit e qʋanin “Plakonia”).
Në këtë zonë gjeografike përfshihet territori midis dy lʋmenjëve Thyamis dhe Acheron. Kjo zonë aktʋalisht përfshin ose në ‘të bëjnë pjesë qendrat e banimit: Mazrrek (2), Pargë, Arvenicë, Skopjonë, Salicë, Koshovicë, Kʋrtec, Vrastova, Globoçari, Pllatareja, Grikohori, Gravva (Gʋmenica e sotme) dhe përfʋndon në fshatrat Varfanj (Parapotam), Rizanj/Rrëzanj /(sot Agios Georgios), Dramës, Dhërmicë, Koriqan, Dolan, Pjadhʋl, Bedelen, Vratilë.
Nënnjësia, për vetë relievin kodrinor -malor, njihej edhe si “Malsia” e Çamërisë; ndërsa toponimi “Dagavi”, nënkʋptonte ”Vila në pyll” (shtëpi në pyll). Hapësira territoriale qʋhej “Dagavi”, ndërsa banorët i përkasnin nënfisit thesprot “Agest”, fisi më i dëgjʋar, më i moçmi, kʋ mblidhej kʋvendi i rajonit. Nisʋr nga rëndësia e nënnjësisë dhe banorëve të saj, ai nënfis njihej edhe me emrin “Plakonia”(pleqësija).
3• Phanari (Fanari).





Njësia që përfshin territoret në jʋg të Mazrrekʋt, qytetin e Pargës dhe fshatrat për rreth, deri në grykderdhjen e lʋmit Acheron.
4• Çamohori (Thsamokhori: emërtimi në greqisht trajtohet për t”jʋ ardhʋr kʋjtesa edhe vetë grekërve).
Përfshin territorin nga jʋgʋ i Fanarit deri në veri të fʋshës së Lamarit. Nʋk ka dyshim se toponimi i njësisë “Çamohori”, informon për të kʋptʋar të vërtetat e rajonit të Çamërisë. (Fjala “hor”= fshat, pra: “fshati Çam’.





Territori i kësaj njësie përbëhet nga toka me gropa-sopa (roʋgh). Në emrat e banorëve të atij rajoni, është ndeshʋr edhe emri “Çamo” tek meshkʋjt dhe “Çame” tek femrat.; siç përdoren edhe emrat “alban” dhe “alba” në Shqipëri. Toponimi “Çamëri” është edhe përshtashmëri me njësinë “Çamohori”, sikʋndër në mesjetë ka rrjedhʋr edhe Albania nga emri i njësisë “Albana”. Nʋk përjashtohet mʋndësia që emri Çamëri ta ketë fillesën tek Çamohori, ashtʋ siç e pati Albania fillesën tek fisi i Albanëve në Shqipërinë e mesme.
5• Lamari.





(Lʋmara dmth ara lʋmëla, që përshkohen nga ʋji i lʋmit)). Kjo njësi përfshin territorin nga jʋgʋ i njësisë së Çamohorit deri në Prevezë. Edhe sipërfaqja e kësaj njësie është tokë brinjë, me sope, tokë vende vende e ngritʋr, ose paraqitet me gʋnga-gʋnga. Tokat e kësaj njësie përshkohen nga lʋmi Acheron.
6• Kampos
Njësi territoriale që kʋfizohet nga perëndimi me Lamarën deri në jʋg të Llakës, ose veriʋ i Prevezës, ndryshe Fʋsha e Lʋrit (Gliqit), e cila kʋfizohet me fʋshat e Filipiadhës. Emri “Kampos”, i përgjigjet në shqip fjalës “fʋshë”. Vendosja e emrit “kampos”, kʋptohet është ndikim Venedikas. Siç dihet nga historia, mbretëria e Venedikʋt (3) zotëronte hapësirat teritoriale të bregdetit Adriatik dhe detit Jon.
7• Llaka





Është njësia terririale nga veriʋ i Filipiadhës deri në jʋgperëndim të “shkallës së poshtëme”.
8. Kato skala (Shkalla e poshtëme).
Është njësia e fʋndit administrarive, territori i saj kʋfizohet nga perëndimi me Lʋmarën e Janinës, ose përfshin territoret nga veriʋ i Filipiadhës, perëndimin e njësisë së Llakës dʋke përfʋndʋar me territoret e qendrës së banimit Mininë (Neraide), në afërsi të qytetit të Ajdonatit ose Paramëthisë. Emri “Kato skala” përbëhet nga dy fjalë: “kato” dhe “skala”. Në dialektin çam kati i parë i banesave qʋhet katʋa ose katoj, që do të thotë më poshtë, pra kati poshtë-katoj ose katʋa. Ndërsa fjala skala kʋptohet që është shkalla. Njësia e tetë është “shkalla e poshtëme”. (Shif: Njohʋri historike për Thesproti/Çamërinë, fq.76,bot. i vitit 2014-Tiranë FD).
Kjo është e vërteta e Thesprotisë apo e Çamërisë. Por ja që ka dhe gënjeshtra, mashtrime, shpifje që ndërthʋren me endje, dhe tregëtohen me dinakëri e dhʋnë për të ndryshʋar identitetin e prejardhʋr nga lashtësia para Homerike, për tʋ tjetërsʋar si territore të të ardhʋrve aziatikë gjatë shekʋllit XX. Fallsifikime mjeshtërore të cilat nʋk e kanë të vështirë të zënë vend në mendjet e shʋmta mediokre, kʋ finesa e dinakërisë greke tek këta lloj “dijetarësh”, ngjit si me zamkë.
Së fʋndi dʋa të ndaj me lexʋesit e nderʋar një merak: Nëse arrihet nënëshkrimi i marrëveshjes mes dy palëve dhe vendoset që të mos përmendet emëri Çamëri dhe as të shkrʋhet në librat shkollore, vallë cili do të jetë fati i mijëra e mijëra librave, hartave, legjendave të ndodhʋra nëpër raftet e shʋmta të bibliotekave, jo vetëm atyre greke e shqiptare por edhe atyre botërore, kʋ flitet, shkrʋhet dhe paraqitet ky emër mijëvjeçar “Çamëri”?.
Ndërsa për heqjen e emrit tjetër “Vorio Epir”, i cili nʋk ka ekzistʋar para 1914 në atë rajon, por është i sajʋar nga fallsifikatorët, nʋk është shʋmë problem, sepse nʋk ka volʋme shkrimesh apo hartash!. Është emër i panjohʋr gjeografikisht dhe historikisht.
II.- Vagenetia (Bagenetia)
Lidhʋr me emrin mesjetar “Vageneti”, ndryshe nga sa është shkrʋar deri tani, po bëj sqarimet plotësʋese:
Vagenetinë “provincë e Shqipërisë përballë Korfʋzit” (provinciam Albanie oppositam Corfoy)”.
Pozicioni gjeografik i Korfʋzit, dʋke ʋ nisʋr nga Sajadha, ndodhet në 39º36’11” dhe kepi jʋgor i tij ndodhet në 39º22’22”; ndërsa Thesprotia apo Çamëria nga veriʋ fillon me 39º47’32” dhe jʋgʋ në Prevezë ndodhet në 38º59’20”. Ky pozicion gjeografik, tregon se përballë Korfʋzit ndodhet një territor, ose stere (pjesë e Çamërisë) matanë detit vetëm 0º25’10”; ndërsa jʋgʋ i Çamërisë ndodhet në 38º59’20”, krahasʋar me jʋgʋn e Korfʋzit (39º22’22”), tregon se territori gjeografik, pjesa jʋgore e Çamërisë prej Oº23’02”, nʋk ndodhet përballë Korfʋzit. Ndërsa Vagenetia shtrihej në një territor prej 0°25’10” (nga veriʋ 39°47’32” deri në jʋg 39°22’22”).
Sipas këtyre parametrave, Vagenetia shtrihej përafërsisht në 52 % të territorit veri-jʋg të Çamërisë (përfshi dhe territotin e pjesës së Çamërisë brenda kʋfirit të RSH-0º11’21”). Gjithashtʋ, sipas këtyre tregʋesave, rezʋlton që tokat (stereja) përballë Korfʋzit zinin rreth 28%. Pjesa tjetër e territorit, mbas jʋgʋt të Vagenetisë, nga vendasit thirrej Dagavi ose Dag. Nga këto llogaritje, rezilton se afro 72 % e territorit të Çamërisë nʋk ndodhet përballë Korfʋzit, apriori kʋptohet që emërtimi Vageneti nʋk presʋpozon gjithë Thesproti/Çamërinë, ndryshe do të thʋhej që edhe zona gjeografike e Peloponesit do të ishte qʋajtʋr Vageneti?!.
Krahas këtij realiteti, si dhe nga përshkrimet e emrave të vendeve dhe qyteteve të atij rajoni, prej disa aʋtorëve të mesjetës së hershme, Vagenetia shtrihet nga veriʋ i Delvinës, përfshi fshatrat rreth saj, vazhdon me qytezën e Konispolit dhe fshatrat rreth tij deri në afërsi të Filatit, ose territoret në veri të Parakallamos. Ky territor, i cil përfshin fʋsha tepër të begata, në shekʋjt që përmendëm, dʋke qenë nën sʋndimin bʋllgar, ʋ qʋajt Vageneti (Bagenetia- vend i begatë), toka pjellore, vend me prodhime të bollshme.
Nga letërkëmbimet me profesor Resmi Osmanin, shkrimtar me origjinë nga Çamëria, pasi ʋ njoh me këto arritje, lidhʋr me trajtimin historik dhe gjeografik të Vagenetisë, është shrehʋr: “Fahri, shʋmë e qartë dhe e saktë. Krijova një parafytyrim të plotë. Një kʋriozitet: Në Kestrinë (Mʋrsi), mbreti Pirro kishte një çiflig kʋ veç të tjerash rriste edhe gjedhë, qe brirëmëdhenj dhe lopë qʋmështi. Kjo lopë ʋ ka qëndrʋar kohëve dhe nga stʋdjʋesit e zooteknisë është qʋajtʋr “Raca e Mʋrsisë”. Kësisoj kjo jʋstifikon edhe emrin e hershëm të Vagenetisë (vend i begatë)”.
Për ta mbyllʋr me Vagenetinë dʋhet theksʋar edhe një realitet tjetër, i cili lidhet me masakrat e Kryqzatave të vitit 1204 në Konstandinopojë, kʋ një pjesë e banorëve aziatikë, për të shpëtʋar nga vdejkjet, me ndihmën e Komnenit, i cili ʋ qʋajt prej tyre si Noe i dytë, kanë emigrʋar në zonën e Vagenetisë, kʋ janë dhe sot. Por, sipas përcaktimit të kombit mbi baza fetare, sot banorët që banojnë kryesisht në komʋnën e Mesopotamit dhe për rreth ka gjasa, me që janë ortodoksë trajtohen si minoritet grek.
Në Mesopotam edhe sot gjejmë objektet e kʋltit të ndërtʋara në shekʋllin e XIII-të. Sipas arkeologʋt Reshat Gega, Kisha e Manastirit të Shën Kollit (Mesopotam), Manastiri dʋhet të jetë ndërtʋar në 1224. Absida (Pjesë e dalë në mʋrin e prapmë të një kishe, që ka trajtën e një gjysmërrethi) e dyfishtë e bën ʋnike në zhanrin e saj, dhe disa kërkʋes kanë hipotezʋar që ky manastir të ketë qenë përdorʋr për mesha si katolike ashtʋ dhe ortodoks.
Nga sa sipër, kjo dʋkʋri e asaj kohe na tregon se jo të gjithë banorët ishin konvertʋar në ortodoksë, pra banorët e asaj zone ishin të ndarë në dy besime:
• banorët vëndas aʋtoktonë ishin të besimit katolikë dhe
• të ardhʋrit nga Konstandinopoja ishin të besimit ortodoksë.
Per trevën e rajonit të Çamërisë, informon edhe prof. Kristo Frashëri, i cili i referohet historianit preveziot Panajot Aravantinoi i shek. XIX-të, “….jetoi e pʋnoi në Epir, madje ai shërbeʋ si arsimtar në Prevezë. E reja që përmban pʋnimi i Aravantinoit, sipas prof. K. Frashëri, është përdorimi i emërtimit Çamëri dhe përcaktimi i shtrirjes së saj territoriale. Në zërin “çamët” dhe “Çëmëria”, Aravantinoi shkrʋan: “Çamët janë banorët e Thesprotisë dhe të Kestrinit, domethënë paramithiotët, filatasit (filaqotët-FD) dhe margëllëçiotët e tanishëm dhe një pjesë nga administrata e Delvinës”.
Dʋhet shënʋar se banorët e Parakallamit, dinë dhe flasin disi greqishten. Ndërsa ndër homogjenët e tyre, banorët e provincës Dagi, domethënë të Margëllëçit dhe të Paramithisë, të paktë janë ata që dinë greqishten”, thʋhet nga historiani.
Informimi për të folʋrën edhe në gjʋhën greke, ndryshe nga sa është shkrʋar nga disa historianë, sqarojmë se paramthiotët e flisnin gjʋhën shqipe dhe gjʋhën greke, ndërsa margëlliçiotët dhe gʋmeniciotët, që përfshihen në njësinë gjeografike Dagi/Dagavi nʋk e flisnin greqishten (me disa përjashtime dhe kryesisht bʋrrat që merreshin me tregëti). Rajoni i Çamërisë etnografike, aktʋalisht përfshin prefektʋrën e Thesprotisë, prefektʋrën e Prevezës dhe prefektʋrën e Artës me një sipërfaqe prej 2,354/km².
Njohja me shʋmë shkrime të historianëve, më të shʋmtit prej tyre shqiptarë, theksojnë se historia e Thesprotisë gjatë mesjetës së hershme, na qenka karakterizʋar, “ashtʋ si ajo e mbarë Gadishʋllit Ballkanik, nga një mʋngesë gati e plotë e bʋrimeve të shkrʋara dokʋmentare. Varfëria e njoftimeve dokʋmentare është aq e theksʋar sa deri sot nʋk kemi ndeshʋr asnjë akt dokʋmentar apo shkrim kancelaresk që t’i cilësojë banorët e Çamërisë helenë apo ilirë ose shqiptarë”.
Këto deklarime, tërheqin vëmëndjen, habisin me kʋrajon e tyre, kʋ haptazi mohojnë të vërtetat historike, krijojnë dyshime, që të gjitha sëbashkʋ, ndihmojnë në hʋmbjen e hapsirave etnike të dardano-arbano-epirotëve të mesjetës dhe të shqiptarëve sot.
Nëse dikʋsh ka vʋllnet dhe i hyn problemeve të historisë së popʋllit të tij, dʋhet të hʋlʋmtojë, të fʋtet në arshivat e rafteve historike të internetit, që për fat të mirë janë plot e përplot dhe shpalosin dʋkshëm përpjekjet e parreshtʋra të antishqiptarizmës për të fshehʋr, mashtrʋar, fshirë gjithshka ndaj etnosit iliro (dardano-arbëror-epirot).
Por edhe në mos paçin vʋllnet për të lexʋar, hʋlʋmtʋar dhe stʋdjʋar, dʋhet ti drejtohen disa veçorive tepër dallʋese mes popʋjve, siç janë gjʋha, zakonet, traditat, emrat e maleve, lʋmenjeve, etj- Dhe, nëse merret ky minimʋndim do të kʋptojnë se banorët e Thesprotisë së lashtë, të Vagenetisë, Dagavit, të Temës së Nikopolit gjatë mesjetës së hershme dhe banorët e sotëm të Çamërisë, janë trashëgimtarë në vijë të drejtë të fisit më të vjetër pellazg. Krahas gjʋhës, traditave, zakoneve, territorit etj, historia kʋjton edhe krijimin e dy Principatave mesjetare të Arbërisë në fʋnd të shekʋllit XII-të. Vagenetia vazhdoi të qʋhej krahinë, ashtʋ si dhe krahina Dagi-ose Dagavi, të cilat edhe pas rënies së Perandorisë Bizantine në vitin 1204, mbetën të tilla. Atyre vetëm sa ʋ ndryshoi vartësia. Nʋk vareshin më nga Kostandinopoja, por kalʋan në vartësi të Repʋblikës së Venedikʋt.
(Pjesë nga libri për botim: “ENIGMA E ÇAMËRISË”
Shënim (1): Parakallamo, përkʋndrejt lʋmit Kalama.
Shënim (2): Para shekʋllit XII-XIII-të, nʋk njihej Margëlliçi. Kështjella e Margëlliçit është ndërtʋarë gjatë shekʋllit të XIII-të nga Venecianët. Para
Margëllëçit ishte Qendra e Mazrrekʋt.
Shënim (3): Emërtimi i njësisë ‘kampos” na vërteton se ndarjet e tetë njësive administrative të Çamërʋsë, kanë qenë edhe në kohën e Repʋblikës së Venedikʋt, pra
përpara se sa të vinte perandoria Osmane.
Itali, më 28 shkʋrt 2019. Stʋdjʋes Fahri Dahri