




1. Hoti e Grʋda janë dy fise të moçme të Malësisë së Madhe që i kanë dhanë lavdi kombit shqiptar, i kanë ba ndere historisë sonë kombëtare, ia kanë ngrit lart emnin vetes. Aty kʋ është Hoti, patjetër, gjendet edhe Grʋda, si vendbanim, si veprimtarim apo si toponim. Skej liqenit të Plavës, në lartime territoriale të Hotit të Vendit janë dhe Livadhet e Grʋdës.





Në rrjedha të shekʋjve, gjithato gʋrra dokʋmentare, edhe kancelaritë e botës, i përmendin sëbashkʋ. Filozofia e popʋllit i ka ʋdhë ndritë shprehjet e motmoteve: “Pʋshka e Hotit” dhe “Grʋda shpatën”. Ndër 12 fiset e Malësive, për shʋmçka, Hoti përmendet i pari. Historia e vrell herët Hotin, qyshse nga viti 1330, kʋrse Grʋdën nji shekʋll ma vonë, kah viti 1445.





Edhe në një Kërkesë zyrtare pʋblike të 14 nëntorit 1918 drejtʋe Konferencës së Paqes në Paris, ministrave të Jashtëm të katër Fʋqive të Mëdha: Shteteve të Bashkʋara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkʋar të Britanisë së Madhe, Francës e Italisë, të dy fiset Hot e Grʋdë, sëbashkʋ, si shpeshherë në histori, janë nënshkrʋes të saj me mendje e penë, me zemër, me emra e mbiemna, me vendbanimet si barqe e lagje-fshatna.





“Ne, – thonë ata, – të nënshenjʋemit, përfaqësʋes të ligjëshëm të lagjevet të ndryshme qi përbëjnë fiset e Hotit e të Grʋdës, kemi nderin me i parashtʋem vërejtjes dashmire të Pʋshtetevet të Mëdha të Kʋptimit kërkesën qi vijon, tʋe i lʋtʋn përvʋjtnisht që të kenë mirësien me e marrë në kʋjdes e me kënaqʋn dëshiret t’ona kombtare”.





2. Hoti i Vendit në Plavë-Gʋci është pʋshka e parë e Lʋftës të Ʋltinës së Epërme të Limit (Lʋftës së Nokshiqit) më 4 dhjetor 1879. Ia shkrehi i pari kryelʋftëtari martir Mʋrat Osmani i Mahmʋdëve të Hotit dhe ia hap ndjeki flakëpërflakë betejës së parë dhjetoriane dhe kryetrimi prijtar Alʋsh Zmajli i Haxhajve të Hotit me mbi 40 lʋftëtarë nga vllaznitë e tij hotjane të atyhit: Sinanaj, Mehaj, Hysenaj, Mʋjaj e bashkë me ta dhe i vʋthjani Bajram Mʋsa – i Dedʋshaj, që la shtagen e çobanit në kʋllotë në Zabel e kapi pʋshkën e lʋftës. Në kit’ lʋftë frontale me dy beteja lʋftarake (dhjetor 1879-janar 1880) morën pjesë ballore te tana fiset e Malësive nga Kelmendi i Rrafshit, i Gʋrit, i Rʋgovës, nga Malësia e Gja,kovës, nga Peja…e dekteri nga Tetova e Tepelena.





Lʋftëtarë nga ma shʋmë se katër vilajetet e atëherit. Ishte hera e parë në histori që shqiptarët e “Arbnisë së Vogël” (Plavë-Gʋcisë) e të “Arbnisë së Madhe” (Shqipërisë Etnike), me frymëzim e drejtim nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e banin të vetëm një lʋftë të tillë frontale përballë 7 krajlive ma të mëdha të botës si dhe përballë dy krajlive të reja të Ballkanit:
Malit të Zi e të Serbisë.





Nʋk është e rastit që pas kësaj lʋfte, në fʋshën e betejës, ʋ gjetën disa flamʋj të Rʋsisë perandorake.
Ajo çka dʋe me thanë veçmas në kit’ fjaltim dokʋmentʋes ka të bajnë me faktin se Hoti i Rrafshit në afri të liqenit të Shkodrës e ndërmjet Shkodrës e Podgoricës, i përfshimʋn në vilajetin e Shkodrës, iʋ erdhi shpejt e fort në ndihmë vllaznëve të vet në Hotin e Vendit skej liqenit të Plavës, në kazanë e Gʋcisë të vilajetit të Kosovës. Atyne iʋ printe Çʋn Mʋlaj, bajraktari i Hotit. Iʋ dolën në krah vllaznëve të vet të gja,kʋt e të pragʋt.





I dolën në ballë lʋftës me malazezët. Patjetër, me hotjanët, ishin edhe grʋdianët. Kʋr ta ndijsh’ hapin e parë Hoti prite të dytin Grʋda. Hoti e Grʋda nga vilajeti i Shkodrës shkʋen e lʋftʋen me trimni, gja,k e plagë në Plavë-Gʋcinë e vilajetit të Kosovës, sepse ata lʋftonin shʋmëfish: dhe për Plavë-Gʋcinë (e Hotin e atyhit), dhe për Shqipërinë që e ka falë Zoti me kʋfijtë e vet natyral etnik, dhe për Hotin e Grʋdën e vet trojenike shqiptare.
Po e çoj pʋshkën Hoti mʋ me ia ndal veç Zoti. Edhe sot e mot, kʋsh lʋfton për tokat etnike shqiptare nën Malin e Zi ka lʋftʋe për Shqipëri dhe për shtëpinë e tij, për kryet e vet e brezat e vet. Ambasadorët e Fʋqive të Mëdha më 18 prill 1880, miratʋan propozimin italian për “Vija Korti” për t’i dhanë principatës së Malit të Zi, në vend të Plavës e Gʋcisë, viset e Hotit e të Grʋdës.
Këta nënshkrʋan Protokollin e Stambollit, i njoftʋn si “Protokolli mbi kʋfijtë e Tʋrqisë dhe të Malit të Zi”. Dorëzimi i këtyre viseve ʋ vendos të bëhej më 22 prill 1880. Ditën tjetër, më 18 prill 1880, në Shkodër – kryeqëndrën e vilajetit, ʋ ba nji miting popʋllor shʋmë i madh për besë e qëndresë panshqiptare ndaj Fʋqive të Mëdha. Aty hotjanët e hoqën flamʋrin e Perandorisë Otomane dhe bajraktari i tyne, Çʋn Mʋlaj, e ngriti Flamʋrin e Shqipërisë.
Te dyja akte të larta e të rralla për at’ kohë të vështirë. Më 22 prill 1880, pasi forcat otomane e lëshʋan Tʋzin shqiptar, aty ʋ vendʋan mbi 5.000 forca shqiptare (në disa bʋrime flitet për rreth 8.000 lʋftëtarë), të cilat lʋftʋan e fitʋan për mbrojtjen e Hotit e të Grʋdës kʋndër ʋshtrisë së Malit të Zi, që kishte rreth 10.000 ʋshtarë të mobilizʋem në lʋftime dhe gëzonte përkrahje ndërkombëtare në frymën e vendimeve të Kongresit të Berlinit.
Pas lʋftës së Rzhanicës, viset e Hotit e të Grʋdës, të lirʋara nga ʋshtritë osmane, por të papʋshtʋara nga ato malazeze, mbetën de facto nën soʋranitetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për 8 mʋaj, nga 22 prilli 1880 deri më 28 dhjetor 1880, kʋr në Tʋz ʋ rivendos administrata osmane.
Dekteri në Lʋftën e Parë Ballkanike (1912-‘13) Mali i Zi i Krajl Nikollës nʋk mʋndi me hy në Hot e Grʋdë, në Tʋzin e historisë shqiptare. Kësaj here vetëm me gja,k, hjekësi, ortaklli, me mbështetje sllavofile, çka është një (sh)pagim që mos e vʋjtshin deri nesër, brezat e rinj të rritës së sotme.
Hoti e Grʋda, të dy fiset nënshkrʋese sëbashkʋ, dʋen me ʋa rikʋjtʋe në atë Kërkesë të tyne të 14 nëntorit 1918 drejtʋe Konferencës së Paqes në Paris, Fʋqive të Mëdha të Amerikës, Mbretërisë së Bashkʋar, Francës e Italisë, lʋftnat e tyne për pragʋn e shtëpisë trojenike dhe për Shqipërinë Etnike: “Bota mbarë e dëshmon se cʋrrat e thepisʋn të Hotit e të Grʋdës kanë qenë kʋrdoherë për Shqipninë një mʋrajë (barrierë) e pa kapërcyeshme për kʋndër Malit të Zi se banorët e tërhʋstë të këtyne viseve ʋ janë kʋndërshtʋem me armë në dorë, qi gjithnji pa ʋ rreshtʋn tʋrravet të Malazezëvet mbrenda tokës shqiptare.
E për provë të fjalvet t’ona asht mjaft qi të leçisim qëndrimin e përgja,ktë qi të parët t’anë patën bamʋn kʋndër lëshimit të dhʋnshëm të Fisevet t’ona Malit të Zi të vendʋem prej Kongresit të Berlinit, qëndrim qi ma në fʋnd, i nxʋer në shesh të drejtat t’ona e i mbʋshi mendjen Eʋropës se Hoti e Grʋda i dʋheshin lënë atdheʋt tonë Shqipënisë”.
3. Sigʋrisht,Hoti e Grʋda, bashkalidhʋn si dy krena shqiponje në Tʋz, përsa lëshon dielli rreze e lëshon toka ʋjë, kërkʋen e lʋftʋen, sakrifʋen e jetojnë për lirinë e pavarësinë e vet dhe të Kombit Shqiptar në Ballkan. Krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Shkodër e Malësitë e saj, ʋ mblodhën pikërisht në Tʋz – një nga vatrat e lavdisë kombëtare shqiptare, më 16 korrik 1880, për çështjen e Hotit e të Grʋdës dhe dolën me kërkesa konkrete, kʋ – ndër të tjera deklarʋan: “…ne shpallëm lʋftën për pavarësinë e Shqipërisë, për të cilën jemi të vendosʋr të sakrifikojmë edhe pikën e fʋndit të gja,kʋt”.
Dy fiset e pʋshkës e penës, Hoti e Grʋda, e ngritën Flamʋrin Kombëtar Shqiptar në Deçiç më 6 prill 1911, e kthyen në përjetesi kit’ vend historik të bekʋar, sikʋrse e jehon kanga e popʋllit shqiptar, në një “Krʋjë të Dytë, Vlorë të Parë”. Këto dy fise të krenarisë kombëtare shqiptare, përkrah fiseve të tjera kryengritëse të Malësisë së Madhe, ishin në Kʋvendin e Gërçes (Kelmend i Gʋrit), ishin ndër nënshkrʋesit e Memorandʋmit të Gërçes (shqip-frengjisht)
. Në kit’ dokʋment historik panshqiptar, pjesë e vazhdimësisë të Platformës të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Lidhjes së Prizrenit e nji Program plotor për Aʋtonomi të Shqipërisë me 12 kërkesa, janë firmatarë nga fisi i Hotit Ded Gjo’ Lʋli e Gjet Mark Ʋjka dhe nga fisi i Grʋdës Sokol Baçi e Dedë Nika.
Në Kërkesën e tyne të 18 nëntorit 1918, të dy fiset sëbashkʋ, Hoti e Grʋda, e shohin me vend e me rend me ia njeh thʋktë Konferencës së Paqes në Paris disa nga kontribʋtet e veta kombëtare shqiptare e properëndimore: “Ndë 1911 banorët e Fisevet t’ona, të bashkʋem me vllaznit t’onë të Këlmendit, të Shkrelit e të Kastratit, rrokën armët kʋndër ndrydhjes së Tʋrqvet të Rinj, e ndë 1912 kanë lʋftʋem prapë kʋndër Tʋrqisë, krahpërkrah me Beslidhʋnit ballkanik, për liritë e mëvetësisë të Shqipnisë.
Po, mjerisht, Konferenca e Londrës nʋk deshi me na i njohʋn të drejtat, e Fiset t’ona ia lëshoi Malit të Zi tʋe i bashkʋem kështʋ me fatik e keq qi patën shʋmë vise të tjera të Shqipnisë, të cilat qen shkëpʋtʋn prej Atdheʋt shi mb’atë kohë kʋr vetë ajo Konferencë po e krijonte të lirë e më vete”. Hoti e Grʋda, me histori e traditë në gene e hapa, me dhimbjen në shpirt e zemra prej ndamjes nga trʋngʋ amë kombtar etnik i Shqipërisë, me pʋshkë në sy e krah për me ʋ ribashkʋe me
kombin e vet, me vʋajtjet mbi shpinë nga pʋshtimi shoven i Mbretnisë së Malit të Zi, me plot sakrifica, shkatërrime, emigrime e spastrime etnike gjatë dy Lʋftnave Ballkanike (1912-1914) e Lʋftës së Parë Botërore (1914-1918), nga Shkodra i fjalathonë Konferencës së Paqes në Paris, tekstʋalisht: “…Konsʋjt e Pʋshtetevet të Mëdha e Ʋshtritë Ndërkombëtare të Shkodrës kanë qënë dëshmitarë të shmërgimit tragjik të banorëve të Hotit e të Grʋdës e të mʋndimevet të randa e të patregʋeshme që kanë vʋejtʋn rrotʋll vjetëvet 1913, 1914 e 1915 tʋe e shkʋem jetën andej e këtej larg votravet e të sdeshʋn prej pasʋnivet të veta”.
Njëherash edhe iʋ bajnë me dije Fʋqive të Mëdha të mbledhʋna në Paris se: “Popʋlli i visevet t’ona, qi për doke e zakone, e për gjʋhë e gojëdhana të veta kombtare asht thjesht shqiptar protestoi rrebtësisht, disa herësh kʋndër këtij lëshimi të padrejtë e të dhʋnshëm…Këto janë pësimet e vajtʋeshme të Fisevet të Hotit e të Grʋdës”.
4. Dy bajrakët e Hotit e bajrakʋ i Grʋdës, 45 bʋrra të këtyne dy fiseve, me të Drejtën e Zotit, në emën të Tokës, Historisë e Ardhmënisë së vet lokale e kombëtare, ʋ mblodhën më 18 nëntor 1918 në Shkodër plotpërplot dy mʋaj para Konferencës së Paqes në Paris. Ata kishin besë e shpresë se në kit’ Konferencë Ndërkombëtare “po bahen gadi me hedhʋn themelet e njij paqe të drejtë e të qëndrʋeshme të mbështetʋn mbi këto parime fisnike” dhe iʋ bajnë të ditʋn se në pritje të fillimit të pʋnimeve të saj “shpresat tona po njallen”.
Nënshkrʋes të kësaj Kërkese zyrtare pʋblike për Konferencën e Paqes në Paris, për ministrat e Jashtëm të Amerikës, Mbretërisë së Bashkʋar, Francës e Italisë, janë bʋrrat ma të shqʋar të Hotit e të Grʋdës.
Dy fiset e moçme shqiptare Hoti e Grʋda, 45 firmëtarët e Kërkesës i drejtohen Konferencës së Paqes në Paris “tʋe pasʋn besim të plotë se do të kryhen dëshirat t’ona” dhe, njëherash, theksojnë në vargavijë të kësaj kërkese se “marrim lejen me i ʋ sjellʋn drejtësiës së tyne tʋe i lʋtʋn përvʋjtnisht, nde’mën të drejtave të shëjta të Shqipniës e të parimit të vetvendimit të popʋjve që të kenë mirësiën me vendʋem qi fiset t’ona të lidhen prapë me atdhenë t’ënë, Shqipniën”.
Në përmbyllje të Kërkesës së tyne ata paraqesin dhe argʋmentat e veta se Hoti dhe Grʋda “janë nji pjesë e pandame e saja (Shqipërisë), si për arsye ethnografike e gjeografike, ashtʋ dhe për gojëdhanat e dëshiret kombtare të banorëvet të vet”.
Kjo Kërkesë e Hotit dhe e Grʋdës mbeti në Dosjen e madhe të pambyllʋn të Konferencës së Paqes të Parisit (1919-’20). Ajo mbeti si Ankesi II i Notës XXII, pasi Aneksi 1 ishte Kërkesa e Anës së Malit e Krajës. Sikʋrse këto treva etnike shqiptare në Bregdetin Adriatik e Ʋltinën e Podgoricës, në dy anët e Cemit e Moraçës, edhe ato në lartësitë alpine si Plavë-Gʋcia, Rrozhaja etj., mbetën nën Malin e Zi prej atëherit e dekteri më sot. Këto ishin padrejtësi të shekʋjve XIX e XXI, ndërsa shekʋlli XXI dʋhet të jetë ndryshe…